Gjithnjë e më larg Juventusit

Futboll

Gjithnjë e më larg Juventusit

Më: 26 maj 2023 Në ora: 12:01
Angel Di Maria

Angel Di Maria nuk do të rinovojë kontratën me Juventusit dhe kjo është një dëshirë si e vetë lojtarit ashtu edhe klubit.

Secili për motivet e veta duke qenë se argjentinasi nuk është dakord me taktikat e trajnerit Massimiliano allegri, ndërsa drejtuesit e shohin të panevojshme të rinovojnë me të paktën shtatë milionë euro me një 35-vjeçar.

Në këtë formë, sulmuesi ka nisur të mendojë për të ardhmen teksa alternativat nuk i mungojnë teksa së fundmi listës i është shtuar edhe Borussia Dortmund. Verdhezinjtë që presin të zyrtarizojnë titullin kampion, ëndërrojnë një goditje prestigjioze dhe duket se Kampioni i Botës me Argjentinën përmbush kushtet e gjermanëve.

Di Maria po merr kohë për ta menduar ofertën teksa për të aktivizimi në Bundesliga do të ishte një risi që mund ta joshë në fundin e karrierës.

Gjithsesi, në anën tjetër është edhe Spanja.

Di Maria e njeh mirë LaLiga-n pas eksperiencës me Real Madrid teksa tashmë ka një tjetër propozim nga kryeqyteti dhe tashmë bëhet fjalë për Atleticon e Diego Simeones. Por, nuk duhet lënë pas edhe Barcelona që ishte pranë anësorit edhe verën e shkuar. Mes palëve ka pasur gjithnjë një “flirt” dhe mbetet për t’u parë nëse do të bashkohen këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat