CAS merr vendim të ri, lajm i mirë për Leart Paçaradën

Futboll

CAS merr vendim të ri, lajm i mirë për Leart Paçaradën

Më: 26 maj 2023 Në ora: 22:37
Leart Paçarada

Vendimi për ndalimin e transferimeve të Kolnit është pezulluar deri në një vendim tjetër.

Kështu është njoftuar këtë të premte klubi gjerman nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Kësisoj, Leart Paqarada do të mund t’i bashkohet Kolnit që prej verës, pas përfundimit të sezonit aktual.

Reprezentuesi i Kosovës, që po aktivizohet te St Pauli, ishte zyrtarizuar te klubi i Bundesligës në janar të këtij viti.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

“FC Koln u informua këtë mbrëmje nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv CAS se dënimi në rastin Jaka Potocnik do të pezullohet në pritje të vendimit të apelit.

Kjo do të thotë se klubi është në gjendje të veprojë në përgatitje për sezonin 2023/24. Angazhimi i Leart Paçaradës, i cili u bë në fillim të janarit, është i vlefshëm.

Mbrojtësi i majtë lejohet të kalojë në FC gjatë verës dhe prandaj ka të drejtë të luajë. Nuk është ende e mundur të parashikohet se kur CAS do të marrë vendimin përfundimtar të apelit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit të Kolnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat