Galtier me dhimbje koke

Futboll

Galtier me dhimbje koke

Më: 26 maj 2023 Në ora: 23:13
PSG

Në pjesën finale të sezonin duket se PSG duhet të luajë pa 3  lojtarë kryesorë.

Në faqen zyrtare, drejtuesit kanë konfirmuar mungesën e Marquinhos, Fabian Ruiz dhe Hugo Ekitike. Mbrojtësi brazilian ka pësuar një tërheqje në aduktorin e kofshës së djathtë dhe me shumë gjasa do të mungojë në transfertën ndaj Strasburgut.

Fabian Ruiz ka pasur të një njëjtin dëmtim si mbrojtësi.

Spanjolli do të qëndrojë 10 ditë jashtë fushave të blerta dhe me shumë mundësi sezoni mund të quhet i mbyllur për të.

Së fundmi, Hugo Ekitike, ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit të djathtë dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit në sfidën e ditës së shtunë.

PSG-së i mjafton të paktën 1 pikë për t’u shpallur kampion, kuptohet nëse Lensi nuk do të gabojë në sfidën me Ajaccio. Sfidën midis Strasburgut dhe PSG-s ë do të luhet në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat