Gara për titull në Bundesligë vendoset sot, Dortmundit i duhet vetëm fitorja

Futboll

Gara për titull në Bundesligë vendoset sot, Dortmundit i duhet vetëm fitorja

Më: 27 maj 2023 Në ora: 08:19
Bayerni dështoi në xhiron e fundit që të marrë pikë të plota nga takimi me Leipzigun

Dortmundi dhe Bayerni sot luajnë xhiron më interesante të sezonit, pasi janë në garë direkte për titull.

Dortmundit që përballë do ta ketë Mainzin i duhet vetëm fitorja për ta siguruar vendin e parë në tabelë, ku diferenca me Bayernin është vetëm dy pikë.

Çdo rezultat tjetër i Dortmundit do t’i shkonte për shtati Bayernit i cili do të jetë mysafir i Kolnit.

Bayerni dështoi në xhiron e fundit që të marrë pikë të plota nga takimi me Leipzigun, të cilin e humbi me rezultat 3-1.

Të gjitha ndeshjet sot në Bundesligë do të nisin nga ora 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat