Salah nuk largohet nga Liverpooli këtë verë

Futboll

Salah nuk largohet nga Liverpooli këtë verë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 08:23
Mohamed Salah

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se Mohamed Salah, nuk planifikon të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

Klopp tha se Salahut i pëlqen të jetë në Liverpol dhe se gjithçka është në rregull.

“Nëse ndonjëherë një lojtar do të vinte tek unë dhe do të më thoshte: ‘Nuk u kualifikuam për Champions League, unë duhet të largohem’… do ta çoja në një klub tjetër. NUK është rasti me Salah”, tha Klopp, shkruan gazetari sportiv Fabrizo Romano.

Kujtojmë se një ditë më parë Salah u shpreh tejet i zhgënjyer me mos-kualifikimin e Liverpoolit në Champions League.

“Asnjë justifikim për këtë, kishim gjithçka që na nevojitej për të arritur në Champions League vitin e ardhshëm dhe dështuam”, tha Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat