Quagliarella: Sampdoria, unë qëndroj dhe rikthehemi në Serie A

Futboll

Quagliarella: Sampdoria, unë qëndroj dhe rikthehemi në Serie A

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:20
Quagliarella

Sampdoria luajti ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon në Serie A ndaj Sassuolos, ku rezultati përfundoi në barazimin 2-2.

Fabio Quagliarella ka përshëndetur tifozët e Sampdorias pas ndeshjes, por nuk i ka varur këpucët ende në gozhdë.

“Nëse drejtuesit e rinj dëshirojnë dhe mendojnë se Quagliarella është ende i dobishëm, unë jam këtu, sepse dua të kthehemi së bashku në Serie A, këta tifozë e meritojnë.

Nuk dua të jem në qendër të projektit, por të jem pjesë e tij. Mendoj se ende mund të jap një dorë”, është shprehur Quagliarella.

Kujtojmë se sezonin e ardhshëm Sampdoria do të luaj në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat