Ndeshja me Juventusin mund të përcaktojë fatet e sezonit

Futboll

Ndeshja me Juventusin mund të përcaktojë fatet e sezonit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:42
Milani

Milani ndaj Juventusit do të luajë për të siguruar praninë në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

Heqja e 10 pikëve të bardhezinjve, çoi pikërisht kuqezinjtë në zonën Champions.

Për ta ruajtur pozicioni, ekipi i Piolit duhet të fitojë me Juven.

Një sukses në Torino nuk do t’i linte shpresa konkurrencës.

Edhe barazimi mund të bëjë punë, por nëse kombinohet me mungesën e fitores së Atalantës që i bën vizitë Interit dhe atë të Romës me Fiorentinën.

Të dyja këto sfida do të luhen sot, ndaj kuqezinjtë do t’i bëjnë vizitë Juves duke ditur se çfarë u nevojitet për të blinduar vendin e katërt, i cili do të ishte matematikor me tri pikë ndaj Juves, ose ndaj Veronës, në rastin më te keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat