Shpërthen ish-portieri: Ma ndaluan të shkoja në Koln

Futboll

Shpërthen ish-portieri: Ma ndaluan të shkoja në Koln

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:44
Oliver Kahn

Pas fitimit të titullit në mënyrë epike, Bajerni shkarkoi Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç nga rolet e tyre drejtuese.

Duket se ish-portieri nuk e ka pritur mirë këtë vendim, edhe pse kjo gjë diskutohej prej javësh.

Me anë të një interviste, Kahn u shpreh:

Plani im ishte të shkoja në Këln dhe sigurisht të festoja titullin me skuadrën, por ma ndaluan”, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nga ana tjetër, Bayerni e ka zëvendësuar Kahnin me Jan-Kristian Dresen, ndërsa për rolin e Brazos, bordi është duke vendosur për një drejtues të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat