Voska Sport dhe Berat Imeri miqësisht i ndajnë rrugët!

Futboll

Voska Sport dhe Berat Imeri miqësisht i ndajnë rrugët!

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 30 maj 2023 Në ora: 13:22
Berat Imeri

Klubi i futbollit Voska Sport që arriti suksesin historik  duke  u kualifikuar  në Ligën e parë të futbollit vendor, nga dita e sotme zyrtarisht kanë ndarë rrugët me trajnerin e tyre Berat Imerin, i cili e drejtoi  ekipin në kampionatin 2022/2023 në ligën e dytë kur edhe u shpallën kampion.

Lajmin  për largimin e tij nga pozita e trajnerit  përgjegjës  në Voska Sport e  bëri publike vet trajneri, Berat Imeri i cili tha:

”Kontrata ime me ekipin Voska Sport ishte për një vjet edhe nuk gjetëm gjuhë të përbashkët që ta vazhdojmë atë.

“Ndarja ishte miqësore andaj ekipit i dëshiroj suksese në Ligën e parë e të futbollit vendor”. - tha ai.

Tani mbetet enigma se kush mund te jetë  pasardhësi I trajnerit Berat Imeri kur dihet se ekipi duhet të fillon përgatitjet për sezonin e ri 2023/2024 në Ligën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat