Klubi vogël nga fshati me titull kampioni

Futboll

Klubi vogël nga fshati me titull kampioni

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:26
KF “Fortuna" nga Hasanbegu

Nga vendi fqinjë Maqedonia e Veriut, vijnë lajme të mira sportive për fëmijët. 

KF “Fortuna" nga Hasanbegu, në kampionatin për grup moshat e reja të përfunduar këtë fundjavë ia ka dalë të del kampione me grup moshat U9 (2014).

 Këta njomakë që sapo kanë nisur të njihen me lojën e futbollit në plotë 47 ndeshje së bashku me ato të “play off-it”, ia kanë dalë të shënojnë po aq fitore.

Image

Arijan Aliti

Jo vetëm që morën titullin kampion ata morën edhe titullin individual portier më të mirë Arijan Aliti.

Gardiani nga Hasanbegu në ndeshjet përfundimtare të kampionatit ia doli të shënoj 5 gola prej të cilëve 4 nga loja.

Nga gjashtë kategoritë garuese në Ligën e Fëmijëve të FFM-së, nga ekipet shqiptare vetëm Fortuna, ia doli të shpallet kampione në një nga këto kategori.

Ndryshe Fortuna e Hasanbegut njihet si një kolektiv që prodhon futbollist të rinj në vendin fqinjë, pasi në ekipet përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, ka participuar dhe vazhdon të particip ojë futbollist po thuajse në të gjitha kategoritë me përjashtim të futbollistëve të lindur në vitin 2006.

Skuadra e tyre e seniorëve me sukses garon në Ligën e Tretë të Maqedonisë.

Këto rezultate ndoshta  edhe nuk janë të rastit pasi Fortuna, ndër akademitë  shqiptare të futbollit në Maqedoni ka stafin  e saj më të përgatitur profesionalisht pasi në mesin e tyre kanë profesor doktor të shkencave të sportit, psikolog dhe profesor të sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat