Sevilla në festë, fiton Europa League

Futboll

Sevilla në festë, fiton Europa League

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 31 maj 2023 Në ora: 20:39 Përditësuar në ora: 00:03 më 01.06.2023
Sevilla feston

Sevilla më e mirë me penallti

Sevilla është fitues i Europa League në futboll.

Sevilla triumfuan me penallti me rezultat 4:1 ndaj Romës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest, në një atmosferë madhështore.

Të pranishëm ishin 61.476 shikues.

Sevilla përveç që është fitues i Europa League, ka siguruar biletën për Champions League në edicionin 2023-2024 dhe po ashtu ka fituar edhe 30 milionë euro.  

Sevilla e fiton për herë të shtatë, në po aq finale sa ka luajtur

Në minutën e 11-të, rast i artë për Romën. Spinazzola godet nga rreth 11 metra por pret Bounou.

Në minutën e 35-të, Paolo Dybala del pothuajse në pozitë ballore dhe nga rreth 14 metra e me goditje të fortë shënon në. këndin e majtë të poshtëm të Sevillës.

Në minutën e 45+1, Roma me fat, pasi që futbollisti kroat, Rakitiç, nga rreth 20 metra godet furishëm por shtylla e majtë ia mohon golin. 

Sevilla e ka barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 55-të. Gianluca Mancini ka shënuar autogol.

Abraham në minutën e 67-të nga afërsia nuk shënon.

Në minutën e 76-të, gjyqtari pasi referon penallti për Sevillën, pas shikimit të VAR anulon atë.   

Në minutën e 120+9 Smalling i Romës godet por tërthorësja ia mohon golin.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1) por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati ndryshim të rezultatit, kësisoj penalltitë përcaktuan kampionin e Europa League.   

Nga penalltitë, për Sevillën shënuan Ocampos, Lamela, Rakitiç, Montiel dhe për Romën realizoi Cristante; dështuan Mancini e Ibanez.  

Sevilla - Roma 1:1 – 4:1 me penallti 

Stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest 
Shikues; 61.476.
Gjyqtar:  A. Taylor (Anglia).
Shënues: Mancini (55' -autogol) - Dybala (35').
Kartona të verdhë: Rakitiç, Lamela, Montiel, Ocampos - Matiq, Pellegrini, Mancini, Cristante, Celik, Zalewsk.
Sevilla: Bounou; Navas (Montiel 95'), Bade, Gudelj (Marcao 120+8’, Telles; Rakitiç (Telles 95'), Fernando (Jordan 120+9’); Ocampos, Torres (Suso 46'), Gil (Lamela 46'); En-Nesyri. 
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik (Zalewsk 91'), Cristante, Matiq (120'), Spinazzola (Llorente 106'); Pellegrini (El Shaarawy 106'), Dybala (Wijnaldum 68'); Abraham (Belotti 75').

Sevilla fiton me penallti

(E plotësuar) - Ndeshja shkon në penallti.

120' Çdo moment pritet të mbyllet takimi.

118' Finalja drejt fundit.

Sevilla - Roma 1:1 - 4:1 me penallti

Stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest 
Shikues; 61.476.

Gjyqtar:  A. Taylor (Anglia).

Shënues: Mancini (55' -autogol) - Dybala (35').

Kartona të verdhë: Rakitiç, Lamela, Montiel - Matiq, Pellegrini, Mancini, Cristante, Celik, Zalewsk.

Sevilla: Bounou; Navas (Montiel 95'), Bade, Gudely, Telles; Rakitiç (Telles 95'), Fernando; Ocampos, Torres (Suso 46'), Gil (Lamela 46'); En-Nesyri. 

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik (Zalewsk 91'), Cristante, Matiq (120'), Spinazzola (Llorente 106'); Pellegrini (El Shaarawy 106'), Dybala (Wijnaldum 68'); Abraham (Belotti 75').

Ndeshje  114' Duket se finalja po shkon drejt penalltive.

110' Sevilla me ngulm e do golin.

107' Suso i Sevillës mjaft i rrezikshëm.

105' Përfundoi pjesa e parë e vazhdimeve.

103' Shumë kartona të verdhë deri me tash.100' Presion i madh, skuadra që do të triumfojë do të sigurojë biletën edhe për Champions League.

n 96' Roma po tregon angazhim të madh.

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

90' Lojë me emocione.

86' Lojë e fortë.83' Belotti i Romës i harruar nga mbrojtja, del në pozitë ideale por godet jashtë portës së djathtë.

80' A po shkon finalja në vazhdime.

76' Gjyqtari pasi referon penallti për Sevillën, pas shikimit të VAR anulon atë.  

70' Lojë e hapur e me presion nga të dy palët.66' Roma e 64' Roma e ka presionin. 

Ibanez nga afërsia godet në mënyrë katastrofale topin dhe jashtë portës. 

60' Sevilla ka shtuar presionin.

58' Lojë e bukur.

55' Mancini shënon autogol 1:1.54' Lojë me ritëm.

50' Lojë e hapur.

47' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+1 Rakitiç i Sevillës nga rreth 20 metra godet furishëm por shtylla e majtë ia mohon golin. 

40 Roma po tregon lojë të mirë.

35' Dybala me mjeshtri nga afërsia kaloi në epërsi Ronën.33' Roma në presion.

28' Edhe më tej pa gola.

23' Pak raste.

20' Atmosferë madhështore në Budapest.

16' Lojë e mirë.12' Roma po sulmon.

8' Sevilla kërkon golin.

6' Lojë e baraspeshuar.

3' Roma duket më e rrezikshme.

1' Fillon ndeshja,

Gjithçka gati.

​Sevilla-Roma, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Puskás Aréna” në Budapest do të jetë nikoqir i finales së parë të garave evropiane, respektivisht finales së Ligës së Evropës, mes Sevillas dhe Romës.

Përballje tejet interesante pritet sot në “Puskas Arena”, ku takohen gjashtë herë fituesit e kësaj gare, Sevilla me skuadrën e Romës nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili mbetet i pamposhtur në pesë finale që ka luajtur në to.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Sevilla u mposht 2:1 nga Real Madridi, sikurse Roma që u mposht me rezultat të njëjtë 2:1 nga Fiorentina.

Fakt interesant është që të gjitha 13 finalet e kaluar të Ligës së Evropës kanë parë një mesatare prej 2.92 golash për ndeshje.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të vitit 2023, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

Formacionet zyrtare:

Sevilla: Bono; Jesús Navas, Badé, Gudelj, Telles; Rakitic, Fernando; Ocampos, Oliver Torres, Bryan Gil; En-Nesyri

Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; Çelik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Abraham, Dybala.

Ish - presidentja e Romës: Do të doja që Mourinho të qëndronte përgjithmonë

Rosella Sensi do të jetë një nga mbështetëset e zjarrta të Romës në “Puskas Arena”.

Ish-presidentja e verdhkuqve zbarkoi në Budapest këtë pasdite së bashku me Francesco Tottin, me të cilin do të ndjekë finalen e Europa League-s kundër Sevillas.

E intervistuar pak orë para ndeshjes, Sensi ka folur për trajnerin portugez, të cilin e vlerëson maksimalisht për punën që ka bërë në kryeqytetin italian.

“Jam i lumtur që jam këtu, por edhe nervoze. Isha shumë nervoze edhe vitin e kaluar, është gjithmonë një finale, ka dëshirë të madhe për të fituar”.

Sa do të kishte dashur që babai juaj, Franko, të punonte me Mourinhon?

Mendoj se do të ishin argëtuar shumë, babai kishte një karakter të ngjashëm me Mourinhon.

Çfarë mendoni për të ardhjen e Mourinhos?

Do të doja që ai të qëndronte përgjithmonë te Roma dhe ta falënderoja për atë që na ka bërë të jetojmë. Falënderoj presidentin aktual për afrimin e tij, shpresoj që ai të jetë sërish trajneri ynë vitin e ardhshëm.

Mijëra tifozë të Romës mblidhen pranë “Olimpico”

Mijëra tifozë të Romës mblidhen pranë “Olimpico”!

Fituesi i këtij sezoni të Europa League vendoset mbrëmjen e kësaj të mërkure, me Sevillan dhe Romës që do të përballen duke nisur nga ora 21:00.

Me mijëra tifozë të Romës ndodhen në “Puskas Arena” për të ndjekur nga afër finalen e madhe.

Ndërsa me mijëra të tjerë ndodhen pranë “Olimpico” për të parë në “shtëpi” nga ekranet gjigante skuadrën e tyre të zemrës.

Sevilla - Roma, finale drithëruese 

Finalja e Europa League në futboll. mes Sevillës dhe Romës.

Një finale që pritet me kërshëri dhe zhvillohet sonte në orën 21.00 në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest.
Sevilla - Roma

Stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest 

Gjyqtar:  A. Taylor (Anglia).

Sevilla: Bounou; Navas Bade, Gudely, Telles; Rakitiç, Fernando; Ocampos, Torres, Gil; En-Nesyri. 
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matiç, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat