Puyol dhe Xavi, për lamtumirën e Busquetsit

Futboll

Puyol dhe Xavi, për lamtumirën e Busquetsit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 21:04
Busquets

Barcelona i rezervoi një lamtumirë emocionuese mesfushorit Sergio Busquets, pas një përvojë rreth 15-vjeçare në klubin “blaugrana”.

Stafi, futbollistët, ish-lojtarë dhe figura të njohura të klubit katalan ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar për këtë rast, mes të cilëve pa dyshim, ish-kapiteni legjendar, Carles Puyol, dhe trajneri aktual, Xavi Herandez.

Ish-qendërmbrojtësi deklaroi se Busquets është më i mirë i historisë në rolin e tij.

“Ai është një legjendë, një nga më të mirët në histori. Busquets i kishte të gjitha cilësitë që nga dita e parë. Kishte një qetësi të madhe, e bëri të vështirën të lehtë.

Jam dakord. Në rolin e e tij është më i mirë në historinë e futbollit. Kur luaja, gjithmonë prisja nëse do ta vendosnin pranë meje. E dija që me të në krah gjithçka do të ishte shumë më e lehtë,” deklaroi Puyol.

Ndërsa trajneri Xavi Hernandez zbuloi se klubi bëri gjithçka që ai të qëndronte:

“Sot është dita e fundit e tij te Barça. Ai do të marrë shumë dashuri nga miqtë, kolegët, ish-kolegët… Nga të gjithë njerëzit. Përveçse luan futboll shumë mirë, ai është një person i jashtëzakonshëm.

Drejtuesit kanë insistuar deri në fund që ai të qëndronte, por nuk ka pasur asnjë mënyrë për ta bindur.

Është shumë e vështirë ta bësh rolin e tij. Ai ka qenë thelbësor, ka luajtur shumë.

Është një nga lojtarët me më shumë minuta të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat