Skuadra e Wrexham shkatërron vashat e Amerikës 12:0

Futboll

Skuadra e Wrexham shkatërron vashat e Amerikës 12:0

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:47
Wrexahm Red Dragons

Wrexahm Red Dragons e ka vazhduar formën e mirë në “Turneun e Futbollit” duke mposhtur vashat e Kombëtares së Amerikës 12:0.

Lee Trundle, i cili luajti për Wrexhamin para 20 vitesh, ndërsa u paraqit edhe për skuadrat e njohura si Leeds United dhe Swansea, shënoi katër gola në ndeshje, pasi që nuk shënoi asnjë në fitoren 3:2 të Wrexhamit kundër Comos në ndeshjen e parë.

Vashat e Kombëtares së Amerikës u përbën kryesisht nga lojtare të pensionuara, ndërsa portierja Lindsey Harris tregoi paraqitje të mirë me disa pritje pavarësisht golave të pësuara.

Frymëzuar nga suksesi me “Turneun e Basketbollit”, “Turneu i Futbollit” është një garë që sheh 32 ekipe që garojnë në një ngjarje të stilit të Kupës së Botës në Karolinën e Veriut.

Skuadra fituese do të marrë në shtëpi 1 milion dollarë, me lojtarët përfshirë Cesc Fabregas, Carlton Cole dhe legjendën e NBA-së, Steve Nash, të cilët do të shfaqen në të gjitha skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat