Simeone: Liga e Kampionëve është qëllimi ynë

Futboll

Simeone: Liga e Kampionëve është qëllimi ynë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:09
Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, në konferencën për medie, para sfidës Villarealin, ka thënë se objektivi i skuadrës së tij, është Liga e Kampionëve.

Madrilenët e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm pasi aktualisht ndodhen në vendin e tretë me 76 pikë, tetë më shumë së Real Sociedad që është e katërta.

Megjithatë, të besuarit e Simeones akoma janë në garë për vendin e dytë me rivalët lokal, Real Madridin, këta të fundit kanë një pikë më shumë së Atletico.

“Unë gjithmonë firmos të jem i pari, por nëse përfundoj i treti, është mirë. Liga e Kampionëve është qëllimi ynë”, tha Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat