Ancelotti e konfirmon transferimin e parë të Realit

Futboll

Ancelotti e konfirmon transferimin e parë të Realit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:21
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar transferimin e parë të klubit për merkaton verore.

Ancelotti tha se prurja e parë këtë verë në skuadër do të jetë mbrojtësi i krahut të majtë, Fran Garcia.

“Po është e vërtetë, Fran Garcia do të jetë transferimi ynë i parë”, tha Ancelotti.

Po ashtu, tekniku italian foli edhe për Brahim Diaz, i cili ende është në huazim te Milani.

“Brahim Diaz? Unë nuk mund të them asgjë për të tani, unë nuk mund të jap komente”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat