“Galaktikët” pa sulmues

Futboll

“Galaktikët” pa sulmues

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 15:05
Kai Havertz

Me “bomberin” francez, Karim Benzema, që e ka konfirmuar largimin e tij nga “galaktikët” e Real Madrid këtë merkato vere, bordi i “mbretërve” të Madridit ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e zëvendësuesit perfekt të francezit.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, “los blancos” kërkojnë afrimin e 23-vjeçarit gjerman, Kai Havertz, me këtë të fundit, që prej 3 sezonesh luan për fanellën e “bluve” të Chelsea, në elitën e futbollit anglez.

Në mediat thuhet se bordi e ka vendosur tashmë të “hidhet në sulm” për kartonin e gjerman, karton që mban vlerën e 60 milionë eurove, mirëpo pritet që “blutë” të bëjnë “rezistencë”, me teknikun Pochettino, që nuk e kërkon një largim të Havertz nga “Stamford Bridge”.

Ndërkaq, kujtjomë se sezonin që sapo lam pas, 23-vjeçari gjerman ka zhvilluar plot 47 paraqitje me fanellën e “bluve”, në të cilat ka shënuar vetëm 9 gola, si dhe ka dhuruar vetëm 1 asistim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat