Pioli konfirmon mungesën e Ibrahimoviç

Futboll

Pioli konfirmon mungesën e Ibrahimoviç

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 15:27
Pioli e Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç do të ketë nesër ndeshjen e fundit me Milanin, por për fatin e tij të keq nuk ia ka dalë që të jetë në fushë.

Me shumë gjasa, ai do të përshëndetet me tifozët pa pasur mundësi të luajë edhe një ndeshje të fundit, pavarësisht se trajneri Pioli ka lënë gjithçka të hapur.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Veronës, Pioli u shpreh i keqardhur që nuk do të ketë mundësi të aktivizojë Ibrahimoviçin, ndërkohë që shtoi se ka biseduar gjatë me të.

Ai u pyet edhe për të ardhen e suedezit, por përgjigja ka qenë e rezervuar.

“Më vjen keq që Zlatan nuk do të luajë nesër.

Kemi provuar shumë por nuk janë kushtet që ta marrin në fushë. Kemi folur shumë kohët e fundit por janë gjëra që mbeten mes nesh.

Ai dhe klubi do të flasin e do të vendosin për të ardhmen. Kalim te Monza?

Kemi biseduar por më e drejta është që të mos flasim dhe janë gjëra që mbeten mes nesh”, u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat