Betim Fazliji largohet nga St. Pauli

Futboll

Betim Fazliji largohet nga St. Pauli

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 16:29
Betim Fazliji

Betim Fazliji do të largohet nga skuadra gjermane e St.Pauli vetëm pas një viti të kaluar. 

Mbrojtësi i cili luan edhe në rolin e mesfushorit nuk ka arritur të përshtatet me futbollin gjerman dhe largimi nga St.Pauli duket i pashmangshëm.

24-vjeçari e nisi mirë aventurën te skuadra gjermane, por me ndryshimin e trajnerit ai humbi hapësirat e tij, duke mos zhvilluar shumë ndeshje.

Në përgjithësi Fazliji ka zhvilluar 21 ndeshje me St.Paulin, ku ka në total 746 minuta.

Mediat zvicerane kanë raportuar se St. Gallen ka arritur marrëveshje personale me Fazlijin për tu rikthyer ky i fundit te skuadra ku bëri famën më të madhe dhe shkëlqeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat