Guardiola tregon për dhuratën speciale

Futboll

Guardiola tregon për dhuratën speciale

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 19:25
Guardiola

Mançester Siti mundi në finalen e Kupës FA Mançester Junajtid, për trofeun e dytë sezonal, teksa tani më shumë se kurrë “qytetarët” shpresojnë te “Tripleta”.

Trajneri i këtyre të fundit, Pep Guardiola, gjithashtu u shpreh se ka filluar të mendojë për Interin dhe është gati për finalen e së shtunës.

“Tani ne mund të flasim për Tripletën. Sigurisht që ne duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve si fillim. Sot kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë për qytetin tonë dhe për fansat.

Lojtarët e Junajtid nuk i lanë shumë hapësira lojtarëve tanë duke mbrojtur shumë fortë. Por në pjesën e dytë ne i gjetëm këto hapësira dhe i shfrytëzuam.

Nesër dhe pasnesër lojtarët mund ta bëjnë pushim. Më pas do të kemi tre ose katër seanca stërvitore për Interin. Do të udhëtojmë për në Stamboll të enjten në mëngjes pas stërvitjes.

Ishte shumë e rëndësishme për ne kjo fitore sot. Kupa FA është një trofe mjaft i bukur.

Unë jam një tifoz i Barcelonës, por këtë klub do ta dua për gjithë jetën time. E di që sot i dhamë tifozëve tanë një dhuratë mjaftë të bukur për ta shijuar kundër fqinjëve tanë.

Gyndogan? Çfarë sezoni që ka pasur! Stili është aty, por ai ka gjithashtu dhe mentalitet. Ai i luan ndeshjet e mëdha sikur të jenë miqësore, ai mund të mësohet me presionin.

Xhon Stons? Lojtar fantastik. Ai ka luajtur mjaft mirë së fundmi dhe na ka dhënë mundësinë për të luajtur në këtë mënyrë. Të gjithë djemtë kanë qenë fantastik”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat