Interi fiton në Torino, Vojvoda 57 minuta

Futboll

Interi fiton në Torino, Vojvoda 57 minuta

Nga: K.G. Më: 3 qershor 2023 Në ora: 20:24
Pamje nga ndeshja

Interi ka përfunduar edicionin me fitore. 

Zikaltrit kanë shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Torinos, në takimin e javës së fundit të Serie A. 

Futbollisti kroat Brozoviç ka realizuar për fitore falë asistimit të Lukakut.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit 57 minuta për Torinon.

Djelmoshat e Inzaghit importuan tre pikë, që tani për tani renditen në vend të dytë me 72 pikë por kanë një ndeshje dhe një pikë më shumë se Lazio në pozitën e tretë. 

Torino renditet në vend të nëntë me 53 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat