Navas, më i miri i sezonit në Ligën e Evropës

Futboll

Navas, më i miri i sezonit në Ligën e Evropës

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 19:03
Navas

Të mërkurën e 31 majit, Sevilla triumfoi në Ligën e Evropës për herë të shtatë në histori, që është një rekord në këtë garë.

Skuadra spanjolle u shpall kampione pasi mposhti Romën në finale.

Jesus Navas, ikona e klubit andaluzian, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Ligën e Evropës për sezonin 2022/23.

37-vjeçari këtë vlerësim e mori nga Paneli i Vëzhguesve Teknik të UEFA-s.

Navas luajti një rol kyç në barazimin 1:1 të Sevillas kundër Romës në finale, duke prodhuar një harkim nga i cili Gianluca Mancini bëri devijim dhe shënoi autogol, përpara se skuadra e tij të triumfonte 4:1 në penallti.

Statistikat e Jesus Navasit këtë sezon në Ligën e Evropës:

Paraqitjet: 9

Asistime: 3

Saktësia e pasimeve: 80.56%

Distanca e përshkuar: 10.57 mesatarja e kilometrave për ndeshje

Shpejtësia maksimale: 30.3 km/h mesatarja për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat