Reali ia “pret krahët” Bajernit të Mynihut

Futboll

Reali ia “pret krahët” Bajernit të Mynihut

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:35
Pavard e Devisi

E ardhmja e disa lojtarëve të Bajernit të Mynihut është pezull.

Gjigantët gjermanë janë duke kaluar nëpër disa ndryshime me shkarkimin e Oliver Kahnit dhe Hasan Salihamixhiçit dhe presin të diskutojnë disa rinovime kontratash.

Përveç Lukas Hernandezit, zgjatja e kontratës së të cilit është pezull dhe që dëshiron të luajë për PSG-në, Benzhamë Pavar është një tjetër lojtar që mund të largohet nga Bavaria në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, kampionët në fuqi të Bundesligës duan ta mbajnë mbrojtësin. Pavarit, ashtu si Hernandezit, i skadon kontrata në vitin 2024 dhe, nëse ai nuk rinovon me bavarezët, klubi do të detyrohet ta shesë atë për të shmangur situatën e vështirë për ta lënë të largohet pa fituar asgjë vitin e ardhshëm.

Nga situata dëshiron të përfitojë Reali i Madridit që e sheh si një zëvendësues, të paktën numerik për Naçon që prite të lërë kryeqytetin spanjoll.

Në fakt, as Alfonso Devis nuk do të rinovojë kontratën e tij me Bajernin e Mynihut përtej vitit 2025.

Kanadezi ka luajtur një rol dytësor në sezonin që sapo përfundoi, për shkak të dëmtimit dhe një ndryshimi taktik.

Pavarësisht se Bajerni siguroi një mbrojtje dramatike të titullit të Bundesligës, në javën e fundit të sezonit, edhe për të ka një atmosferë pasigurie në Bavari.

E ardhmja e Tomas Tuhelit si trajner është e paqartë, pavarësisht se është në detyrë më pak se gjashtë muaj dhe periudha e tranzicionit të mundshëm mund ta bindë Devisin të mendojë për një lëvizje. Sipas raportimeve nga “Diario AS”, agjenti i tij, Nedal Huoseh, është i shqetësuar për stabilitetin e lojtarit dhe synon ta transferojë te Reali Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat