Klubi arab transferon yllin e Chelseat?

Futboll

Klubi arab transferon yllin e Chelseat?

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:29
N’Golo Kante

N’Golo Kante pritet t’i japë fund aventurës Chelseat dhe të transferohet në Arabinë Saudite.

Siç bëjnë me dije mediat, çdo gjë mund të quhet e përfunduar teksa francezi ka rënë dakord për të kaluar në skuadrën e Al-Itihad.

Kjo e fundit pasi siguroi shërbimet e Karim Benzemasë, tashmë arriti akordin dhe me Kantenë, i cili do të përfitojë plot 100 milionë euro në sezon.

Kjo do e bëjë atë futbollistin e tretë më të paguar në botë, pas Kristiano Ronaldos dhe Karim Benzemasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat