Van Dave Harmon largohet nga Ballkani

Futboll

Van Dave Harmon largohet nga Ballkani

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:49
Van Dave Harmon

Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Van Dave Harmon.

Këtë klubi suharekas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.

“Faleminderit Van Dave Harmon.

Me anë të këtij postimi ju njoftojmë se aventura e sulmuesit Van Dave Harmon me fanellën portokall e zi ka mbaruar”.

Klubi nga Theranda e ka falënderuar Harmonin për kontributin e dhënë dhe i ka dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.

Harmon u transferua te Ballkani në vitin e kaluar, por që nuk ka arritur të lë shenjë te kampioni i Kosovës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat