Neymar flet për transferimin e Messi-t, braziliani jep “bekimin” e tij

Futboll

Neymar flet për transferimin e Messi-t, braziliani jep “bekimin” e tij

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:57
PSG

Neymar, sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe kombëtares braziliane, foli për transferimin e ish-shokut të tij te Barcelona dhe PSG, Lionel Messi te Inter Miami.

“Unë e dija vendimin, Messi është një nga miqtë e mi më të mirë dhe ne kishim folur për këtë temë. Jam i sigurt se Leo do të ndryshojë ‘fytyrën’ e MLS dhe mendoj se liga do të bëhet shumë më popullore.

Të gjithë duhet ta shijojnë Messi-n teksa ai luan, sepse për fat të keq asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

Natyrisht kur e pashë të largohej nga Parisi, për mua ishte një moment i trishtueshëm.“-tha sulmuesi brazilian.

Messi zgjodhi MLS në vend të rikthimit te Barcelona apo ofertës së “frikshme” nga Arabia Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat