Capello minimizon ndikimin e Guardiolës

Futboll

Capello minimizon ndikimin e Guardiolës

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:22
Capello

Ankthi për finalen e sotme të Ligës së Kampionëve po rritet shumë dhe ka nga ata që absolutisht nuk kanë ndërmend të lënë asgjë të kalojë.

I tillë është Fabio Capello. Ish-trajneri i shquar italian, i intervistuar nga “Repubblica”, ngacmoi Pep Guardiolën, stilin e tij të lojës dhe shpenzimet që Manchester City bën në treg çdo vit.

“Guardiola? Ju faleminderit shumë, ai e mban bankomatin e klubit prej shtatë vitesh .

Për pasojë mund ta përballojë lënien e Foden dhe Julian Alvarez në pankinë…”

Me pak fjalë, Guardiola pati një jetë të lehtë në Premier League, sipas Capellos, duke qenë në gjendje të blinte disa nga lojtarët më të mirë në botë. Por jo vetëm kaq. Strategut italian duket se nuk i pëlqen shumë “tiki-taka”, që është disi filozofia shtytëse e jetës sportive të Guardiolës:

“Nuk ka vetëm një mënyrë të drejtë për të luajtur futboll. Pse të bësh 20 pasime nëse të mjaftojnë 3? E rëndësishme është t’i vendosësh lojtarët në pozicione për t’u ndjerë sa më mirë dhe ku japin maksimumin”.

Në fund të fundit, nuk ka vetëm një mënyrë për t’iu qasur ndeshjeve.

Sonte do të përplasen dy mënyra të ndryshme të të shikuarit të futbollit: nga njëra anë loja ekstreme e Guardiolës, nga ana tjetër pragmatizmi i Inzaghit.

Tashmë ne e dimë se për cilën filozofi loje do të bëjë tifo Fabio Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat