Të gjithë gati

Futboll

Të gjithë gati

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:43
Manchester City

Në një finale si ajo në Ligën e Kampioneve, dëshira e çdo trajneri është të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët. në këtë mënyrë ai do të mund të hidhte në fushë formacionin më të mirë.

I tillë është rasti i Mançester Sitit, me trajnerin Pep Guardiola që i ka të gatshëm të gjithë lojtarët.

I vetmi problem nëse mund të quhet i tillë ishte me Kajl Uolker, i cili nuk u stërvit në dy ditët e para.

Por mbrojtësi i kombëtares angleze ka lënë pas çdo shqetësim të mundshëm dhe është gati për finalen e madhe dhe në shërbim të trajnerit Guardiola.

Sa për pjesën tjetër e gjithë “artileria e rëndë” e Guardiolës është në shërbim të trajnerit spanjoll, i cili do të kërkojë t’i japë fund mallkimit në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat