Matondo kërkon largimin

Futboll

Matondo kërkon largimin

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:58
Matondo

Masanga Matondo, bashkë me Florent Hasanin, me nga 500 mijë euro, janë dy lojtarët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore.

Edhe pse vetëm mesfushor difensiv, kongolezi ka treguar se është një nga lojtarët më të mirë të Partizanit dhe Superiores.

I ardhur falas nga Kongo, Masanga përbën një bast të madh të fituar nga Partizani, që e kërkoi edhe gjatë, por e mori vetëm në janar të vitit 2022.

Tashmë që ka mbetur edhe vetëm një vit nga kontrata e kongolezit, të kuqtë rrezikojnë ta humbasin me parametra zero të riun.

Në drejtim të tij erdhi një ofertë prej 250 mijë eurosh nga Hatajspor, por Partizani e refuzoi në mënyrë kategorike, teksa mësohet se kërkesa për ta lënë të lirë është 500 mijë euro.

Kjo shifër konsiderohet shumë e lartë nga turqit, që janë tërhequr të paktën për momentin, nga negociatat për mesfushorin.

Matondo kërkon largimin, por duket thuajse e pamundur që klubi të lërë që kjo të ndodhë të paktën para ndeshjeve të Europës. Gjithsesi, me siguri për Matondon do të vijnë edhe propozime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat