Tirana zyrtarizon rinovimin me titullarin e mesfushës

Futboll

Tirana zyrtarizon rinovimin me titullarin e mesfushës

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 12:32
Tirana

Tirana është skuadra më aktive në këtë merkato verore, teksa këtë të diel ka zyrtarizuar dhe rinovimin e Ardit Hilës.

Mesfushori ka qenë protagonist absolute në këtë edicion me bardheblutë, duke shënuar 6 gola në 29 ndeshje në kampionat.

30-vjeccari luajti sezonin e parë me bardheblutë dhe paraqitjet e mira kanë bërë që drejtuesit e nënkampionëve t’i ofrojnë një kontratë të re.

Së paku dhe në edicionin që vjen Hila do të jetë pjesë e Tiranës.

Bardheblutë kanë prezantuar pak ditë më parë Kaina Nunes dhe Gentian Selmanin, ndërkohë që kanë arritur marrëveshjen dhe me Egzon Bejtullain.

Bardheblutë po përgatiten për kualifikueset e Conference League, teksa do e nisin rrugëtimin e tyre nga turi i parë. Në datën 20 qershor, kryeqytetasit do të njohin dhe kundërshtarin që do të kenë përballë.

Projekti i sezonit të ardhshëm për Tiranën nisi me rinovimin e trajnerit Orges Shehi, i cili ka nisur menjëherë nga puna me skuadrën që do të ketë në dispozicion për sezonin e ri.

Bardheblutë e humbën titullin kampion këtë edicion vetëm për shkak të ndeshjeve direkte me Partizanin, pasi u renditen në kuotë të barabartë pikësh me të kuqtë pas 36 javësh kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat