Refuzon milionat nga Arabia

Futboll

Refuzon milionat nga Arabia

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:45
Massimiliano Allegri

Verë e nxehtë për Massimiliano Allegrin.

Pasi ka dëgjuar një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite, trajneri i Juventusit ka falënderuar për interesin duke e refuzuar propozimin faraonik (20-30 milionë euro pagë sezonale).

Gjithsesi, e ardhmja e tij në Torino është në dyshim. Pasi Allegri ka përfunduar në shënjestrën e PSG-së. Edhe pse në tratativa me Julian Nagelsman, kampionët e Francës e konsiderojnë Allegrin si alternativën më të mirë pas gjermanit.

Një lloj plani B i profilit të lartë, por që për momentin duket se nuk do të ndryshojë situatën dhe projektin me bardhezinjtë.

Ekziston ndjesia se pas një sezoni të trazuar, Allegri do të qëndrojë në drejtimin e Juventusit edhe sezonin e ardhshëm për t’ju përgjigjur kritikave në fushë. Dhe për të ndihmuar klubin të nisë një cikël të ri fitues.

Një mision i komplikuar, edhe pse është një sfidë që tekniku e mirëpret në një ambient që e njeh mirë. Dhe që me lëvizjet e duhura në merkato mund t’i japë shumë kënaqësi.

Vetë agjenti i trajnerit nga Livorno deklaroi pas zërave për ofertën nga Arabia Saudite, se “Allegri është i përfshirë në projektin e Juventusit dhe se mendon se nuk do të ketë ndonjë lëvizje të bujshme”.

Gjithsesi një sulm i PSG-së në drejtim të tij mund të ndryshonte gjërat. Pasi ideja për të drejtuar një skuadër yjesh mund të tundojë trajnerin për të provuar suksesin jashtë Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat