Dimarco: Jam krenar për skuadrën, luajtëm si të barabartë

Futboll

Dimarco: Jam krenar për skuadrën, luajtëm si të barabartë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:56
Dimarco

Për herë të parë në historinë e klubit, “qytetarët” e Manchester City fituan trofeun e Champions League, teksa mundën në finalen e madhe mbrëmjen e djeshme “zikaltërit” e Inter, me rezultatin e ngushtë 1:0.

Mirëpo pavarësisht “yjeve” që Manchester City ka në organikë, “zikaltërtit” luajtën si të barabartë ndaj “milionave” të anglezve e i këtij mendimi është edhe Federico Dimarco, i cili ka theksuar se pavarësisht të gjithave skuadra e tij dha 120% nga vetja.

“Ajo që mbetet është shumë zhgënjim, sepse ne luajtëm si të barabartë me Man Cityn, por është vetëm vendi i dytë dhe ndjehemi të trishtuar që kemi humbur ndeshjen më të rëndësishme.

Kjo skuadër e Cityt është ndërtuar për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ne luajtëm një lojë shumë të barabartë me ta sonte, por topi nuk donte të hynte dhe kur një skuadër shënon, ndryshon tërë pamjen e një finaleje.

Jam krenar për këtë skuadër, pasi dhamë 120 për qind”,- u shpreh Dimarco pas ndeshjes..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat