Katër gola, por pa fitues

Futboll

Katër gola, por pa fitues

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:13
Vëllazërimi nga Sllatina

Ka përfunduar me barazim ndeshja miqësore e luajtur midis Dobroshtit dhe Vëllazërimit nga Sllatina.

Vëllazërimi kthehet pas një kohe të gjatë të garojë në ndërkohë që të shtunën në mbrëmje ka shpërfaqur një ndeshje superiore duke përmbyllur në fund me rezultat 2:2.Në pjesën e parë ata kishin avantazh 1:0 .

Trajnerët Sejdi Idrizi dhe Zemri Idrizi kanë treguar vlerat e tyre në ndërkohë që kanë testuar gjithë futbollistët që kanë në dispozicion përkundër disa mungesave nga lojtarë tjerë që do t’i bashkangjiten klubit.

Kryesia e Vëllazërimit ka falemenderuar atë të Dobroshtit për mikëpritjen e veçantë .

Ndeshja është përcjellë nga një numër i madh shikuesish ndërsa janë rikthyer të zjarrtit e Vëllazërimit, tifozeria që mban emrin A 85(Arnautët 1985).

Vëllazërimi pritet poashtu të zhvillojë së shpejti një tjetër përballje ndërsa kanë shprehur gatishmëri edhe skuadra që garojnë në ligën e dytë me të cilat kanë një miqësi të veçantë nga kohërat e arta kur Vëllazërimi përballej me t’a.TS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat