Tifozët e Milanit i bëjnë befasi Interit

Futboll

Tifozët e Milanit i bëjnë befasi Interit

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:01
Tifozët e Milanit

Tifozët e Milanit i bëjnë befasi Interit!

Tifozët e Milanit kanë mbetur të kënaqur nga finalja e Championsit në Stamboll, duke qenë se rivalët e tyre të betuar, dolën të mundur nga kjo sfidë.

Në hyrje të stadiumit “San Siro”, tifogrupi i Milnait i ka dedikuar Interit edhe një banderolë.

“Nga Sasuolo në Stamboll, ka kaluar një sezon. Asgjë nuk ka ndryshuar, mbeteni nënkampionë”, shkruajnë tifozët e Milanit në banderolën e vendosur në hyrje të stadiumit.

Milanistët kanë ironizuar në këtë mënyrë me Interin teksa i kujtojnë edhe ndeshjen me Sasuolon nga sezoni i shkuar, aty ku kuqezinjtë arritën të fitonin titullin kampionat e zikaltërit renditeshin në vendin e dytë në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat