Rënia e Ronaldos

Futboll

Rënia e Ronaldos

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:54
Ronaldo

Portali Transfermarkt, i specializuar në merkaton e futbollit, ka përditësuar vlerat në merkato të futbollistëve në kampionatin saudit.

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, pas një sezoni të mbyllur pa trofe ka parë vlerën e tij të bjerë me 5 milionë euro dhe tani vlen vetëm 15 milionë euro.

Portugezi vlen më pak se shumë lojtarë si sulmuesi Giovanni Simeone, i cili ka një vlerë në merkato prej 17 milionë eurosh. Ronaldo u transferua tek Al Nassr në fundin e vitit të kaluar pas largimit me polemika nga Manchester United.

Në kampionatin arab, Cristiano ka shënuar 14 gola në 16 ndeshje dhe skuadra nuk ka arritur ta fitojë titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat