Munishi synon Superligën me Ferizajn, pastaj edhe Evropën

Futboll

Munishi synon Superligën me Ferizajn, pastaj edhe Evropën

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 17:19
Munishi

Ferizaj e ka bërë zyrtare para pak çastesh Ismet Munishin si trajnerin e ri të klubit.

Ferizaj, i cili tashmë do të garojë në Ligën e Parë nga sezoni i ardhshëm, ka bërë të ditur se ka arritur akordin me Munishin për një marrëveshje dy vjeçare.

Me rastin e prezantimit te Ferizaj, Munishi tha se është i lumtur me detyrën e tij të re, ndërsa objektivat i bëri të qarta: inkuadrimi në Superligë e më pas edhe garat evropiane.

“FC Ferizaj pavarësisht që do të garojë në Ligën e Parë, jam i bindur se do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion të Superligës. Projekti është shumë serioz, ne e synojmë jo vetëm Superligën, por edhe Evropën në një periudhë të afërt”, tha Munishi.

Së fundmi, Munishi ishte trajner i Prishtinës, para se kjo e fundit të emëronte Debatik Currin si zëvendësuesin e tij, ndërsa ka drejtuar edhe skuadrat e njohura si Ballkanin, Gjilanin e Llamkos Vushtrrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat