Mendes ndal kërkimet

Futboll

Mendes ndal kërkimet

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 17:55
Mendes

Horhe Mendes, përfaqësuesi i Ansu Fatit, ka siguruar me mbërritjen në aeroportin e Barcelonës, ku ka kaluar një ditë për të negociuar me drejtuesit e klubit blaugrana për çështje të ndryshme që lidhen me klientët e tij, se futbollisti i ri dëshiron të qëndrojë dhe se kjo është ideja në këtë merkato.

Agjenti i njohur portugez, i cili sot fluturon drejt Londrës, i është përgjigjur “SPORT” se “Ansu dëshiron të qëndrojë te Barcelona” dhe kujtoi se “në dy ndeshjet e fundit ka shënuar tre gola.

Çfarë doni më shumë? Keni një fenomen”.

Në këtë kuptim ai vuri në pah edhe futbollistin që “tashmë ka treguar se është një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë”.

Mendes është takuar me drejtuesit e Barçës në orët e fundit për të analizuar largimin e mundshëm të Ansu Fati drejt Anglisë, por është vetë sulmuesi që e ka bërë të qartë që në fillim se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fanella që vesh aktualisht dhe se do të luftojë për t’ia dalë”.

“Ai dëshiron të qëndrojë. Jam i bindur se është një nga të rinjtë më të mirë në botë. Ansu do të jetë një ditë Topi i Artë”, – ka potencuar agjenti.

Pasi drekoi dje me drejtuesit e klubit katalanas, të cilët e kishin ngarkuar atë të gjente strehim për Ansu Fati në Angli, Mendes tani tërhiqet dhe pranon qëllimet e klientit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat