Lenjani largohet nga ekipi turk

Futboll

Lenjani largohet nga ekipi turk

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:37
Ermir Lenjani

Pas një sezoni në Superligën turke, Ermir Lenjani ka mbyllur këtë aventurë jo në mënyrën më të mirë. Umraniespori, klubi ku anësori i Kombëtares firmosi verën e kaluar, qëndroi vetëm një vit në kategori dhe nuk mundi dot të mbijetonte.

Pas përfundimit të sezonit, klubi ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me 16 lojtarë, ku mes emrave është edhe ai i Ermir Lenjanit, i cili kishte firmosur një kontratë njëvjeçare.

Këtë kampionat, anësori i majtë luajti në 18 ndeshje, po me një minutazh të reduktuar, por arriti të japë dy asiste. Kështu 33-vjeçari nga 1 korriku do të jetë në merkato dhe gati për një aventurë të re.

Në karrierën e tij, Lenjani ka veshur fanellat e skuadrave të: Nantë, Rene, por edhe në Zvicër ku dallojnë Seint Gallen, Grasshopers apo Sion dhe Uinterthur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat