Gundogan mban “varur” Barcelonën

Futboll

Gundogan mban “varur” Barcelonën

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:36
Gundogan

Ilkay Gundogan, fituesi më i freskët i “tripletës” së titujve me Manchester Cityn është një ndër objektivat kryesorë të merkatos së Barcelonës.

Kontrata e turko-gjermanit me The Citizens skadon në fundin e këtij sezoni, mirëpo 32-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.

Te Barcelona kanë kohë që presin një përgjigje nga Gundogan, por i zënë me impenjimet e fundsezonit te City, mesfushori ka harruar t’i japë drejtim të ardhmes teksa mund të joshet për të rinovuar me anglezët. Ndaj, spanjollët për t’iu shmangur një zhgënjimi në minutat e fundit nga Gundogan, kanë nisur të mendojnë për një “Plan B”.

Në fokusin e trajnerit Xavi Hernandez është Alex Baena i Villarealit. 21-vjeçari ka një kontratë që e lidh me “nëndetësen e verdhë” deri në vitin 2028 ndërsa vlera e tij në merkato “vërtitet” rreth 20 milionë euro.

Baena ka të njëjtat cilësi me Gundogan në fushë, ku sigurisht mesfushorin e Manchester City e favorizon eksperienca, por që nëse Barcelona transferon spanjollin atëherë kjo do të cilësohej edhe si një goditje për të ardhmen.

Në këtë sezon, Baena regjistroi 35 paraqitje në LaLiga me Villareal ndërsa shënoi edhe gjashtë gola e tra asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat