Eksperienca me Interin dhe mentalitet fituesi?

Futboll

Eksperienca me Interin dhe mentalitet fituesi?

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:27
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani është bashkuar me Kombëtaren vetëm pak ditë pasi ka përfunduar finalen e Championsit.

Mesfushori i Interit doli sot para mediave në prag të ndeshjes me Moldavinë, ku u ndal te takimi i Kombëtares por njëkohësisht edhe te aventura e tij në Serinë A me skuadrën e Interit.

“Kam dy ditë që kam ardhur dhe ka grup shumë të mirë.

Po stërvitemi fort dhe po presim këtë ndeshje që të bëjmë mirë.

Emocionet e finales së Championsit? Një emocion i madh. Jam tifoz interist që i vogël dhe të shkosh në finale me ekipin e zemrës ishte një ëndërr.

Është normale që Moldavia do të na presë te gjysmëfusha e tyre dhe ne duhet të mbajmë topin sa më shumë.

Championsi për Kombëtaren? Kam pasur pak minuta por kur shoh lojtarët që kam aty, është ëndërr vetë fakti që të jem pranë tyre. Tani kam ardhur në Kombëtare dhe dua që të bëjmë më të mirën.

Eksperienca me Interin dhe mentalitet fituesi?

Është normale që isha në një ekip që donte të fitonte çdo ndeshje. Kam fituar dy kupa dhe këtu duam të fitojmë gjithçka e të realizojmë ëndrrën tonë për të shkuar në Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat