Verrati drejt rikthimit në Itali, e kërkon Mourinho

Futboll

Verrati drejt rikthimit në Itali, e kërkon Mourinho

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:36
Pamje nga një ndeshje

Roma është në bisedime me Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Marco Verrattin, në formë huazimi me opsion blerjeje.

30-vjeçari së fundmi ka firmosur një kontratë të re deri në qershor të vitit 2026, por situata e tij në klub nuk është më aq e qetë sa dikur, pasi ka humbur edhe mbështetjen e gjerë te tifozëve.

Në këtë mënyrë ai mund të luajë për herë të parë në Seria A, pasi më parë është aktivizuar në Seria B me Pescara-n, nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Marrëdhënia mes Romës dhe PSG është e mirë, pasi italianët huazuan mesfushorin Wijnaldum në verën e kaluar, por nuk u shfrytëzua e drejta e blerjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat