Partey jashtë planeve të Artetës

Futboll

Partey jashtë planeve të Artetës

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:41
Thomas Partey

Arsenali është i vendosur të kryejë disa transferime këtë verë, por për ta arritur këtë duhet të shesë disa lojtarë.

Në krye të listës qëndron mesfushori Granit Xhaka, që pritet të largohet drejt Bayer Leverkusenit.

Por lojtari mund të mos jetë i vetmi që mund të lërë “Emirates” këtë verë.

Sipas medieve britanike, Thomas Partey është gjithashtu jashtë planeve të Mikel Artetës.

Dy klube të Serie A po monitorojnë situatën e futbollistit dhe mbeten për t’u parë ofertat në drejtim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat