Laporta: Vlera e lojtarëve është rritur!

Futboll

Laporta: Vlera e lojtarëve është rritur!

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 22:42
Laporta

Klubi i Barcelonës është përballur me vështirësi të mëdha financiare në sezonet e fundit, megjithatë duket se pak nga pak katalanasit po marrin “frymë lirisht” dhe këtë e thekson presidenti i spanjollëve, Joan Laporta.

Gjatë mbledhjes së përvitshme me anëtarët më të vjetër të shoqërisë blaugrana, Laporta theksoi se Barcelona mbetet klubi më i madh në botë ndërsa shtoi se vlera e lojtarëve aktualë është rritur ndjeshëm.

“Kemi arritur shumë, por duke nisur nga unë dhe të tjerë persona në klub, kërkojmë më shumë. Jemi kërkues dhe shumë ambiciozë pasi bëhet fjalë për klubin më të mirë në botë.

Punojmë shumë për të përforcuar skuadrën sepse kërkojmë të jemi konkurrues në çdo kompeticion ku marrim pjesë.

Kemi ulur pak rrogat, por vlerat e lojtarëve të Barcelonës janë rritur.

Jemi bërë më shumë konkurrues dhe më të rinj, jemi në rrugën e duhur.

LaLiga ka aprovuar planin tonë financiar për dy vitet e ardhshme dhe në këtë formë jemi të gatshëm për të nënshkruar futbollistë”, u shpreh Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat