Arsenal ka nisë punën në afatin kalimtar

Futboll

Arsenal ka nisë punën në afatin kalimtar

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 23:13
Chelsea

Arsenal ka nisur punën në afatin kalimtar për të përforcuar organikën e sezonit të ardhshëm.

“Topçinjtë” do të tentojnë sërish të rivalizojnë Manchester Cityn, por edhe klubet e tjera për trofeun e Premier League teksa trajneri Mikel Arteta kërkon më shumë opsione në fushë.

Një nga objektivat e londinezëve është Kai Havertz.

Gjermani që aktivizohet me Chelsean duket se do të largohet nga Stamford Bridge edhe për shkak të problemeve financiare të Bluve të Londrës.

Pas sulmuesit është edhe Real Madrid, por te Arsenal janë duke nxituar që të parakalojnë në këtë garë spanjollët teksa drejtuesit e The Gunners kanë lajmëruar drejtuesit e Chelseat se do të nisin negociatat me lojtarin.

Havertz është në kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndaj edhe drejtuesit e londinezëve kanë kërkuar leje për të biseduar me 24-vjeçarin. Në sezonin që sapo përfundoi, Havertz ishte një ndër lojtarët më të spikatur te Chelsea duke regjistruar 47 ndeshje ndërsa shënoi nëntë gola dhe një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat