Milevski: Ukraina e fortë, por edhe ne jemi te përgatitur mirë

Futboll

Milevski: Ukraina e fortë, por edhe ne jemi te përgatitur mirë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:39
Pamje nga konferenca

Në prag të përballjes së parë të eliminatoreve të muajit qershor Blagoja Milevski dhe kapiteni Stefan Ristovski, janë optimist së Maqedonia mund të shënojë rezultat pozitiv në sfidën ndaj Ukrainës.

“Darko Çurlinov është në Angli dhe në rehabilitim.

Shpresojë të shërohet dhe të kthehet në terren.

Maqedonia do të jep maksimumin si në çdo ndeshje dhe kush do rreshtohet, pasi që do luajnë ata që janë më të përgatitur në stërvitjet. Ajo që më bën të lumtur me djelmoshat që kemi stërvitur është fakti se kemi arritur një balans mes atyre që kanë përfunduar më herët kampionatin dhe atyre që erdhën më vonë.

Tek të gjithë vërehet optimizëm për të garuar.Ukraina është e fortë me kualitete individuale por edhe ekipore siç ishte ndeshja ndaj Gjermanisë.

Do të jetë ndryshe ndeshja e jonë, por ne jemi të përgatitur dhe kemi analizuar ekipin kundërshtarë, andaj duhet të jemi maksimalisht të përgatitur për kundërshtarin e fortë”, deklaroi Blagoja Milevski.

“Ukraina që nuk njihet si favorit janë kombëtare e shkëlqyeshëm që tregoi në periudhën e fundit.

Ndryshe është kjo ndeshje nga ajo në Kampionatin Evropian. Nuk lejon shumë hapësira. Duhet të shënojmë rezultat pozitiv.

Na duhet një ndeshje perfekte nga pjesa taktike dhe fizike. Duhet të luash fortë dhe shikosh para. Jam i sigurt dhe me përkrahjen e spektatorëve në stadium do të arrijmë deri te rezultati pozitiv”, u shpreh Stefan Ristovski, kapiten.

Përballja në mes Maqedonisë dhe Ukrainës do të zhvillohet më 16 qershor në stadiumin Todor Proeski në Shkup, në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat