Manchester United heq dorë nga Harry Kane

Futboll

Manchester United heq dorë nga Harry Kane

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:24
Harry Kane

Manchester United ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i mundshëm i Harry Kane.

Kjo gjë ka ndodhur pasi diskutimet për transfeirmin e tij nuk po avanconin fare.

“Djajtë e Kuq” janë të bindur se kjo gjë ka ardhur për shkak se Tottenham nuk dëshiron ta shesë sulmuesin anglez në ndonjë klub rival në Premier League.

Tashmë, United ka filluar të studiojë pistën që të çon te sulmues danez i Atalanta, Rasmus Hojlund.

Djaloshi i talentuar ka bërë një paraqitje befasuese këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat