Napoli nuk ndahet nga Simeone

Futboll

Napoli nuk ndahet nga Simeone

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:15
Simeone

“Bomberi” argjentinas, Giovanni Simeone u huazua në fillimin e sezonit që sapo lamë pas nga Verona te kampionët e Napoli, mirëpo paraqitjet e tij fantastike me “blutë” kanë shtyrë këta të fundit të nënshkruajnë në mënyrë përfundimtare m 27-vjeçarin.

Me anë të një njoftimi zyrtar të shpërndarë në profilet zyrtare të klubit, në rrjetët sociale, 3 herë kampionët e Serie A njoftuan se aktivizuan opsionin e blerjes për argjentinasin, teksa i kanë ofruar gjithashtu dhe një kontratë 4-vjeçare.

“SSC Napoli njofton se ka ushtruar opsionin për të blerë, plotësisht, nga Hellas Verona, paraqitjet sportive të lojtarit Giovanni Simeone deri më 30 qershor 2026 me opsionin e vazhdimit të kontratës nga pjesë e Klubit deri më 30 qershor 2027”,- thuhej në njoftimin e klubit.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë këtij sezoni, Simeone ka zbritur 33 herë në fushë për “blutë” e Napoli ku ka arritur të gjejë 9 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka asistuar vetëm 1 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat