Gjyqtarët tanë debutojnë në kualifikimet për Euro 2024

Futboll

Gjyqtarët tanë debutojnë në kualifikimet për Euro 2024

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 19:29
Gjyqtarët tanë debutojnë në kualifikimet për Euro 2024

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të përfaqësohet me gjyqtarët e saj në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, për herë të parë kjo që prej anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.

Bëhet fjalë për Genz Nuzën, i cili bëhet gjyqtari i parë kosovar që i besohet ndarja e drejtësisë në këtë nivel të garave ndërkombëtare, ndërsa atij në asistencë do t’i dalin Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati, raporton KosovaPress.

Nuza do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesorë në ndeshjen Finlandë-San Marino që do të zhvillohet të hënën në Helsinki.

Katërshes së gjyqtarëve kosovarë në këtë ndeshje do t’i asistojnë në VAR kolegët nga Kroacia.

Ndarja e drejtësisë nga gjyqtarët kosovarë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 dëshmon edhe një herë se futbolli kosovar po ecën në rrugën e drejtë drejt afirmimit të plotë në arenën ndërkombëtare. Njëherësh ky është një tregues i rritjes së futbollit tonë në të gjitha aspektet, gjë e cila është vlerësuar edhe nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat