Tirana zyrtarizon anësorin

Futboll

Tirana zyrtarizon anësorin

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:00
Tirana

Liridon Latifi është lojtari më i ri i Tiranës.

Pas një eksperience dyvjeçare në Shkodër me Vllazninë, sulmuesi anësor zbarkon për një aventurë në kryeqytet me fanellën e bardhebluve.

Është klubi i Tiranës që nëpëmjet një videoje zyrtarizoi firmën me 29-vjeçarin i cili do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi për sezonin e ardhshëm, por mbi të gjitha edhe për ndeshjet europoiane aty ku Tirana pret të mësojë kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Conference League.

Kështu pas sulmuesit brazilian Kaina i ardhur po nga Vllaznia dhe portierit Gentian Selmani nga Laçi, Liridon Latifi bëhet transferimi i tretë në këtë periudhë merkatoje për Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat