Tifozët e Rumanisë shkaktuan skandal në Prishtinë para se të dëboheshin nga stadiumi

Futboll

Tifozët e Rumanisë shkaktuan skandal në Prishtinë para se të dëboheshin nga stadiumi

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 00:17
Tifozët e Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës regjistroi sonte barazimin e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse ndanë pikët me Rumaninë, në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit I.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Një grup tifozësh nga Rumania kishin udhëtuar drejt Prishtinës për këtë ndeshje, por ata u dëbuan nga stadiumi para mbylljes së ndeshjes.

Mediumi rumun “Gsp.ro” ka raportuar se tifozët “ultras” nga grupi “Uniti Sub Tricolor” kanë brohoritur në një moment “Kosova është Serbi”.

Tifozët në fjalë u përplasen fizikisht edhe me personat përgjegjës për siguri në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata gjithashtu kishin futur në stadium edhe mjete piroteknike.

Sipas “Gsp”, këto ishin shkak edhe që tifozët u dëbuan nga stadiumi.

Kujtojmë se Federata e Futbollit e Rumanisë tani rrezikon të përballet me dënime nga UEFA.

Vlen të përmendet edhe se Rumania nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat