Publikohen emrat, 10 lojtarët që përmban lista e dëshirave të Bayern Munich

Futboll

Publikohen emrat, 10 lojtarët që përmban lista e dëshirave të Bayern Munich

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Pasi mbyllën një sezon katastrofrik, të cilin e “shpëtuan” duke fituar trofeun e Bundesliga, vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, “bavarezët” e Bayern Munich tashmë kanë vendosur të bëjnë një “riformatim” total të skuadrës.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane “Bild”, Kampionët e Gjermanisë kanë një “listë” prej 10 emrash që preferojnë të transferojnë në “Allianz Arena” këtë merkato vere.

Përsa i përket emrave, ata janë të ndarë në bazë të “reparteve”, ku për mbrojtjen kërkohen koreano-jugori, Kim Min-Jae nga Napoli, spanjolli Pau Torres nga Villarreal dhe holandezin, Mickey van de Ven nga Wolfsburg.

Në mesfushë kërkohen danezi Pierre-Emile Hojbjerg nga Tottenham e gjermani Kai Havertz i “blutë” të Chelsea, ndërsa për repartin ofensiv kërkohen “fantazisti” i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo-Muani, “bomberat” e Serie A, Dusan Vlahovic nga Juventus e Victor Osimhen nga Napoli, si dhe “silura” angleze e Tottenham, Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat